75 Mall Live Search
13:02 / E Enjte, 09 Janar 2025 / FR

Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Në lidhje me këtë, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, përmes një video të postar në Facebook, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në mërgim, që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës pasi votimi i diasporës ka filluar sot.

“Të dashur vëllezër dhe motra në mërgim, nga sot ka filluar votimi për ju me postë. Ju që jeni regjistruar si votues, shfrytëzojeni këtë të drejtë, votoni”, tha Haradinaj./Indeksonline/