21:24 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / G T

Diaz kalon Real Madridin në epërsi ndaj Atletico Madrid

Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë ndaj Ateltico Madrid në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Golin për 1:0 e shënoi Brahim Diaz në minutën e 20’të, shkruan Indeksonline

Diaz shënoi një gol tejet të bukur brenda zonës së 16-metërshit.

Kujtojmë që Diaz nuk ishte në plan të startonte sonte, por Vinicius u lëndua dhe ai zuri vendin e tij./Indeksonline/