75 Mall Live Search
12:22 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / LB

Diaz nuk është i interesuar të transferohet te Tottenhami

Sulmuesi i skuadrës portugeze Porto Luis Diaz nuk është i interesuar për t’iu bashkuar Tottenham Hotspur, raporton “Record”.

Sipas disa raportimeve, skuadra londineze ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për yllin kolumbian, i cili po ashtu është lidhur me transferim te Liverpooli dhe Manchester United, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, Diaz nuk dëshiron të kalojë te Tottenhami pasi që nuk e sheh si klubin ideal për tu larguar nga skuadra e tij, dhe preferon që të presë për një transferim te një klub më i madh.

Këtë sezon, në 28 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Portos, Luis Diaz ka regjistruar 16 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.