75 Mall Live Search
08:20 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Diaz refuzoi Schalken në ditën e fundit të merkatos me këtë arsye

Mariano Diaz mbetet tek Real Madridi, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjes së klubit për ta shitur sulmuesin, i cili i ka refuzuar të gjitha ofertat në drejtim të tij.

Në ditën e fundit të merkatos, sipas mediave spanjolle, 26-vjeçari ka refuzuar të transferohet në Bundesligë te Schalke 04 me pretendimin se klubit gjerman i mungonte një projekt teknik, por  mbi të gjitha, mungesa e pjesëmarrjes në kompeticionet europiane.

Gjithashtu lojtari ka refuzuar edhe ekipet italiane, me shumë mundësi për të njëjtat motive.