Diaz shënon supergol për Real Madridin ndaj Cadizit

Skuadra e Real Madrid ka shënuar gol ndaj Cadizit në ndeshjen e javës së 34-të në La Liga.
Golin për 1:0 e shënoi Brahim Diaz në minutnë e 51’të, shkruan Indeksonline
Diaz shënoi një gol tejet të bukur nga distanca me një asist që i llogaritet mesfshorit kroat, Luka Modric.
Sot skuadra e Carlo Ancelottit mund të shpallet kampion, vetëm se skuadra e Barcelonës duhet të humbas apo të barazoj ndaj Gironas./Indeksonline/