Diaz udhëton sot drejt Mynihut, ja kur do t’i bëjë vizitat mjekësore

Luis Diaz do të jetë lojtari më i ri i Bayern Munichut.
Kolumbiani, vendosi që t’i japë fund aventurës trevjeçare e gjysmë te kampionët anglezë dhe shihet si një nga përforcimet e mëdha të “bavarezëve”.
Diaz, do të udhëtoj drejt Gjermanisë gjatë ditës së sotme ku pritet që t’i bëjë vizitat e tij mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën.
Kolumbiani, ka bërë rreth 148 paraqitje me “Redsat”, duke shënuar plot 41 gola dhe 23 asistime.
Ai me Liverpoolin ka fituar Premierligën, FA Cup, 2 herë Carabao Cup si dhe Community Shield./IndeksOnline/