Dibër, shoferi dhe nxënësi në konflikt të madh, kërcasin shpullat
Ky është incidenti i regjistruar sot në një autobus që transporton nxënësit e shkollës në Dibër.
Në videon që është filmuar nga vetë nxënësit dhe është publikuar në rrjetet sociale, shihet shoferi hyn në konflikt me një nga fëmijët dhe e qëllon me shpullë.
Nga ajo çfarë kuptohet, duket se shoferi është ofenduar nga fëmija, pasi ndërsa e godet në kokë i thotë: Shoku i jot jam unë, kujt i fole ashtu?
Fëmija i kthehet: Boll mo! Po shoku im je, du me të fol.
Shoferi: Fol dhe njëherë ta shohim!
Fëmija: Dua dhe fol prapë.(fillon dhe qesh, qeshin dhe fëmijët e tjerë).
Shoferi i furgonit i dalë jashtë kontrollit nga situata e krijuar dhe i xhindosur nga vënia në lojë e djemve, i kthehet një nxënësi tjetër aty pranë që qesh, duke e goditur.
Shoferi: Pse më qesh ti? (Djemtë nuk ndalojnë së qeshuri, ndërsa shoferi e godet dhe thotë: Mos më qeshni).
Më pas fëmija i parë që u konfliktua me shoferin i drejtohet njërit nga fëmijët në emër duke i thënë: Ne e kishim me këtë dhe jo me atë( duke nënkuptuar shoferin).
Incidenti është kapur fillimisht nga Ministria e Arsimit që ka lajmëruar Ministrinë e Brendshme. Policia ka ndaluar shoferin e furgonit dhe po punon për qartësimin e ngjarjes.