Dibër, vrau me thikë vëllanë, arrestohet 26-vjeçari Florjan Tonuzi! Ishte përdorues droge

Është arrestuar 26-vjeçari Florjan Tonuzi, i cili akuzohet se vrau vëllanë e tij, Benard Tonuzin, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Maqellarë të Dibrës. 26-vjeçari u arrestua në afërsi të banesës, ndërsa rezulton përdorues droge.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ai u gjet fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg, Maqellarë. Në operacionin për arrestimin e tij u angazhuan Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër në bashkëpunim me DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të ditës së djeshme, në fshatin Alabegi, ku 26-vjeçari qëlloi me thikë vëllanë e tij, Bernard Tonuzin, 23 vjeç. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë rezulton se autori ka qenë një person problematik, ndërsa par anjë viti kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të atit, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin. Ende nuk dihen motivet që e çuan Florjan Tonuzin drejt aktit të rëndë të vëllavrasjes.
