75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 30 Prill 2026 / MSH1

Dibrani dhe Cuvelier flasin për avancimin e programeve rehabilituese në Shërbimin Korrektues

Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, është takuar me ambasadorin belg, Grégoire Cuvelier.

Dibrani njoftoi se bashkë me Cuvelier biseduan mbi punën që po bëhet në SHKK, sidomos për avancimin e programeve rehabilituese, përmirësimin e kushteve në institucione dhe përkushtimin për t’iu përmbajtur standardeve ndërkombëtare.

“Nga ana e tij, ambasadori vlerësoi progresin dhe shprehu gatishmëri që bashkëpunimi me Belgjikën të thellohet edhe më shumë.

Takime të tilla janë të rëndësishme – jo vetëm për të treguar ku jemi, por edhe për të ndërtuar hapa konkretë përpara”, deklaroi Dibrani.