75 Mall Live Search
14:48 / E Enjte, 25 Janar 2024 / k.v

Dibrani i ShKK-së takon zyrtaren e ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, zhvilloi një takim me Shefen e Sundimit të Ligjit dhe Sektorit të Sigurisë pranë Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, Margaret Belof, ku diskutuan mbi sfidat dhe bashkëpunimin në fushën e korrektimit  dhe të sigurisë në vend.

Në këtë takim, u diskutua gjithashtu për nevojën dhe avancimin e kapaciteteve të SHKK-së, si dhe për rolin e ambasadës në mbështetje të këtyre përpjekjeve.

Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ambasades Britaneze.

Në përfundim të takimit, Dibrani dhe Belof, u dakorduan për organizimin e një vizite reciproke, e cila  ka për qëllim të thellimin  e bashkëpunimit,  shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më  të mira në fushën e korrektimin, dhe risocializimit të të burgosurve.