DiCaprio dhe Gigi Hadid festojnë bashkë Halloween-in

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë parë bashkë në një festë luksoze të Halloween në New York në fundjavë.
Page Six raporton se aktori, 47 vjeç dhe supermodelja, 27 vjeç, të dy morën pjesë në mbrëmjen e Halloween të Circoloco-s në Brooklyn Navy Yard, duke mbërritur me autobusin e festës me motrën e Gigi-t, Bella, modelen Irina Shayk dhe tregtarin e artit Helly Nahmad.
Një burim tha: “Leo mbante një maskë të frikshme gjysmë përbindësh, gjysmë zombie”.