DiCaprio fotografohet sërish me aktoren 23-vjeçare, e cila po perflitet si e dashura e tij

Leonardo Di Caprio është fotografuar sërish me Victoria Lamas.
Lajmet për lidhjen e tyre u përhapën javën e kaluar kur dyshja u fotografuan së bashku jashtë një restoranti.
Një burim ka treguar për mediat amerikane se ata kanë disa kohë që janë në lidhje, por ende nuk kanë vendosur ta zyrtarizojnë romancën e tyre.
Aktorja e re vjen nga një familje e famshme. Babai i saj, Lorenzo Lamas, është i njohur për rolin e tij në serialin “Falcon Ridge”, derisa nëna e saj, Shauna Sand, ishte një lepurushe e Playboy.
