DiCaprio hidhet në liqenin e ngrirë për të shpëtuar qentë e tij
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/12/leo-dicaprio-camila-morrone-46.jpg)
Aktori Leonardo DiCapro na ka treguar edhe një herë se sa është i ndjeshëm për planetin dhe kafshët.
Mediat e huaja shkruajnë se së fundmi DiCapros i është dashur të hidhet në liqenin e ngrirë për të shpëtuar dy qentë e tij.
Aktori është hedhur në ujërat e ngrira të një liqeni për të shpëtuar 2 qentë e tij huski gjatë xhirimeve të filmit më të ri “Don’t look up”.
![Leonardo DiCaprio jumps into the frozen lake to save dogs.](https://ethiopia.on-24.com/temp/resized/medium_2021-12-19-08121c8216.jpg)
“Hynë të dy në ujë, njëri prej tyre ra padashje, ndërsa tjetri e ndoqi. Unë nuk e dija si të reagoja, nuk më kishte ndodhur kështu që vendosa të hidhem dhe unë. Duke qenë se jetoj në Kaliforni nuk e kisha idenë se çfarë do të thoshte një liqen i ngrirë”, tha aktori.
Kjo nuk është hera e parë që aktorit i duhet të shpëtojë qentë e tij, pasi DiCaprio dhe e dashura e tij, modelja 24-vjeçare Camila Morrone, shpëtuan Huskies së bashku në vitin 2020. Ata kanë gjithashtu një Huski të tretë të quajtur Sally.