75 Mall Live Search
12:27 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / L K

DiCaprio kaloi natën e Krishtlindjeve me të dashurën e tij modele

Aktori Leonardo DiCaprio ka festuar natën e Krishtlindjeve me të dashurën e tij, modelen Vittoria Ceretti në Los Angeles.

Çifti ishte duke pushuar në të famshmen Chateau Marmont në bulevardin Sunset në West Hollywood dhe një grup miqsh iu bashkuan për drekën gala.

U përfol se DiCaprio dhe Ceretti ishin fejuar, por këto thashetheme u mohuan sërish.

“Nuk është gjë tjetër veçse një thashetheme në internet”, tha çifti./Indeksonline/