75 Mall Live Search
09:39 / E Enjte, 14 Mars 2024 / AR

DiCaprio kapet mat me këngëtaren 16-vjet me të re, njerëzit bëjnë shaka: “Ajo është shumë e vjetër”

Leonardo DiCaprio është fotografuar nën shoqërinë e këngëtares Teyana Taylor (33-vjeçare) në një festë në Beverly Hills.

Ata dukeshin shumë të afërt dhe në një moment aktori 49-vjeçar vendosi dorën në pjesën e poshtme të shpinës së Taylor-it, transmeton Indeksonline.

Fotot u përhapën shpejt në rrjetet sociale dhe shumë fansa filluan të bëjnë shaka se Teyana ishte shumë e vjetër për DiCaprion.

Përkatësisht, Leonardo DiCaprio njihet si një mashkull që i pëlqejnë femrat më të reja (konkretisht ato nën 25 vjeç) . Një burim i afërt me aktorin tha për TMZ se “nuk ka asgjë romantike mes aktorit dhe Teyanës dhe se takimi i tyre në festë ka qenë miqësor”.

Meqë ra fjala, në janar të vitit të kaluar, Teyana kërkoi në fshehtësi divorcin nga bashkëshorti i saj Iman Shumpert, me të cilin u martua në vitin 2016.

 Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, këngëtarja akuzoi ish-lojtarin e NBA-së si një “abuzues emocionale xheloz, i cili ishte i pasigurt sepse ishte kaq i famshëm”

. Ajo gjithashtu pretendon se ish-i i saj “e trajtoi mizorisht dhe shfaqi sjellje ekstreme narcisiste gjatë pjesës më të madhe të martesës së tyre”./Indeksonline/