DiCaprio shijon pushimet me të dashurën e re

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti një nga çiftet më të përfolura në Hollivud, po shijojnë pushimet.
Aktori dhe e dashura e tij modele u nisën për në ujërat e bregdetit të Saint-Tropez.

Paparacit kanë kapur momente intime mes dyshes që ka ndarë kohë për pushimet qysh kur filloi dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.
Aktori i njohur duket se ka humbur pak peshë, teksa shfaqet me një palë shorce, krahas të dashurës së tij.

Çifti po shijon ditët e fundit “në liri” në Evropë para se t’iu kthehen angazhimeve dhe projekteve të tyre në SHBA.