Diçka e çuditshme ndodhi në ndeshjen e Kosovës, gjyqtarja kolapsoi gjatë himneve
Një moment i dhimbshëm ndodhi para dy dite në ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë, në kategorinë e femrave.
Gjatë himneve, gjyqtarja kryesore, Michalina Diakow frikësoi të gjithë, pasi kolapsoi në fushë, shkruan Indeksonline
Ajo ra në tokë pa ndjenja, por që ndërhyrja e shpejt e stafit mjekësor ia ktheu vetëdijen gjyqtares nga Polonia.
Michalina shkoi në dhomat e zhveshjes dhe mori mjekimin e duhur, më pas ndeshja filloi pas 15 minutave vonesë.
Gjyqtarja kryesore qëndroi si asistentja e katërt dhe ndeshjen e fitoi Turqia në fund me rezultatin 3:0./Indeksonline/

