Diçka e keqe po ndodh me organet e brendshme, nëse keni këto shenja te këmbët
Disa sëmundje mund të bëjnë që juve t’ju dëmtohen këmbët. Për shembull, diabeti ngadalëson qarkullimin e gjakut. Nëse ai është në fazën kur as kurimi nuk i bën dot gjë, do të fillojë t’ju marrë avash-avash pjesët e trupit, duke filluar nga këmbët, duart, etj.
Për të parandaluar simptomat e padëshiruara, duhet të zbulojmë se cili organ i brendshëm është i dëmtuar, që shkakton komplikime.
Dritare.net ka sjellë për ju, shenjat më të zakonshme të këmbëve që tregojnë se mund të keni probleme me organet e brendshme.
-Ënjtja e këmbëve dhe pjesa poshtë tyre, te pjesa e kofshës dhe poshtë saj, mund të shkaktohet nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë. Por edhe mund të tregojë se keni probleme me zemrën, me venat, mund të keni probleme me sistemin limfatik apo me mëlçinë.

-Nëse keni një njollë, apo mavijosje te këmba ose gishtërinjtë, kjo çon te sindroma e shputës blu, që ndodh kur bllokohen enët e gjakut.
-Gungat poshtë gishtërinjve mund të zhvillohen papritmas dhe zgjasin disa orë, ose disa ditë.

Ju mund të keni një infeksion në zemër të shkaktuar nga bakteret. Normalisht, antibiotikët funksionojnë në mënyrë perfekte në këto raste dhe nuk nevojitet kirurgji. Dritare.net ju këshillon të bëni një vizitë te mjeku për çdo rast.
-Mavijosja krejt e papritur te këmbët, tregon se ju mund të keni probleme me mëlçinë, ose të keni sëmundje autoimune, kur vetë sistemi juaj imunitar sulmon gabimisht trupin. Mund të keni inflamacion të enëve të gjakut, ose rrjedhje të çrregullueshme gjaku.

-Nëse ju keni skuqje në këmbë, kjo tregon se mund të keni inflamacion të enëve të gjakut, sëmundje autoimune si lupusi ose artriti reumatoid.

Venat janë të dukshme te këmbët. Venat merimangë mund të shfaqen gjatë shtatzënisë ose për shkak të mbipeshës dhe jo ushtrimit të mjaftueshëm.
