17:00 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

Diçka e madhe po vjen nga Loredana Zefi

Reperja shqiptare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, ka dhënë lajmin e madh për fansat e saj.

Duke publikuar një sekuencë zbuloi se ka gati këngën e re, shkruan Indeksonline.

“Pinky Promise”, titullohet kënga ku pjesë e videoklipit është vajza e saj, Hana.

Kënga tashmë është finalizuar dhe do të publikohet të enjten në ora 23:59./Indeksonline/