15:53 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Diçka e re nga moda po vjen, korrik i “nxehtë” po na pret

Sukseset e kreatores shqiptare, Blerina Kllokoqi-Rugova nuk kanë të ndalur.

Veshjet e saj janë bartur nga emrat më të njohur të skenës tonë dhe jo vetëm, pasi shumë emra të famshëm botërore kanë zgjedhur fustanet e saj për mbrëmjet e veçanta.

Me një stil unik të krijimit të kreacioneve, Blerina është gati për befasinë e radhës.

Muaji korrik do të jetë edhe më i “nxehtë” këtë vit, pasi kreatorja kosovare ka paralajmëruar një projekt gjigant.

“1 korrik”, është paralajmërimi i vetëm që ka bërë deizenjatorja e famshme në rrjetet sociale duke mos dhënë më shumë detaje.

Se çfarë ka përgatitur këtë herë, mbetet të shihet, por që suksesi i saj është i garantuar./Indeksonline/