75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / AR

Diçka gjigante po vjen nga Luana Vjollca

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve të saj me një postim misterioz në rrjetet sociale, ku njofton ardhjen e “LULU”.

Luana lajmëroi se “LULU” do të lansohet më 22 shkurt, në orën 22:22, duke i ftuar të gjithë të abonohen paraprakisht për të mos e humbur këtë moment të veçantë, shkruan Indeksonline.

“Numërimi mbrapsht ka filluar. Abonohu tani ose humbas! LULU del drejtpërdrejt më 22/2 në orën 22:22, dhe nëse nuk jeni në listë, do të jeni shumë vonë!”, shkruan ajo në postim.

Ky projekt i ri ka ngjallur shumë spekulime mes fansave të saj, të cilët janë të etur të zbulojnë më shumë detaje.

A do të jetë një këngë e re, një projekt televiziv apo diçka krejt ndryshe? Kjo mbetet për t’u parë më 22 shkurt!/Indeksonline/