75 Mall Live Search
17:29 / E Enjte, 30 Janar 2025 / Gj. Sh

“Diçka mund të ndodh”/ Ronaldo nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Madrid

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në historinë e Real Madridit.

Portuegezi edhe pse u largua nga klubi mbretëror në vitin 2018, ai gjithmonë është lidhur me një rikthim të mundshëm, shkruan IndeksOnline.

39-vjeçari i cili po kalon vitin e tretë në Arabi, te skuadra e Al Nassr, është pyetur përsëri për mundësin që të kthehet në Madrid.

Ronaldo nuk e përjashtoi këtë por duke thënë se diçka mund të ndodh pasi të përfundoj karrierën.

“Rikthimi im në Bernabeu? Ndoshta pasi ta përfundoj karrierën, diçka mund të ndodhë.”,ka deklaruar Ronaldo./IndeksOnline/