Diçka nuk shkon?! Grenell takon zëvendëskryeministrin Hoti, por jo kryeministrin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sinjale se është futur në një kurs të konfrontimesh me krerët e SHBA-së.
Ndonëse fjalimi i tij dyer me mbyllura dje në Mynich u duartrokit në opinion, ai duket që momentalisht është “pezulluar” nga figurat e larta si Grenell dhe Pompeo.
Në një intervistë për IndeksOnline, i pyetur se a është takuar me Grenell, Kurti tha se nuk ka pasur takim me të – por që ka takime bilaterale tjera të aranzhuara më herët, duke shtuar se vetëm është në kontakte me Grenell.

Mirëpo, njejtë nuk mund të thuhet edhe për presidentin Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.
Ndërkohë që Albin Kurti e kundërshtoi marrëveshjen e arritur me Serbinë, partneri i tyre qeveritar, LDK-ja, e përshëndeti atë.
Hoti takoi këtë të shtunë ambasadorin Grenell dhe mënjëherë pas tij edhe ushtruesin e detyres se ndihmes Sekretarit te Shtetit per Evrope dhe Euro-Azi, Philip Reeker.

Ka raportime se qëndrimi i Kurtit për tarifën e tash edhe kundërshtimi i dy marrëveshjeve të arritura me Serbinë janë të papranueshme për Uashingtonin.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë një dinamikë të jashtëzakonshme, pasi që Presidenti Trump emëroi të dërguar të tij në këtë proces, ambasadorin Grenell. Deri më tani, janë arritur tri marrëveshje e duket se edhe të tjera janë në proces e sipër.
/IndeksOnline/

