75 Mall Live Search
16:52 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

Diçka po zihet: Agjenti shqiptar në zyrat e Milanit

Agjenti shqiptar, Fali Ramadani është parë në zyrat e Ac Milan gjatë ditës së sotme.

Ai dhe drejtuesit e skuadrës rosonere kanë folur për Rebic, Jovic dhe Milinkovic, shkruan Indeksonline.

Ante Rebic është i huazuar te Milani dhe duhet të arrihet marrëveshje me Frankfurtin për ta blerë kartonin e tij.

Gjatë ditës së djeshme, Milani njoftoi se ka vazhduar kontratën me Piolin dhe shumë shpejt mund të konfirmohet edhe Maldini. /IndeksOnline/