Diçka po zihet? Fisnik Asllani fotografohet me legjendën e Barcelonës
Fisnik Asllani po kalon në një formë jetike në Bundesliga.
Ai te Hoffenheimi është një nga lojtarët kryesor, ku me golat e tij ka marrë vëmendje të madhe.
Një nga klubet që u interesua për kosovarin, ishte edhe Barcelona ku e cila e sheh si zëvëndësues të Robert Lewandowski.
Ndërsa lajmet rreth kësaj po ndezen, pasi që Asllani postoi një fotografi krah legjendës së klubit katalanas, Xavi Hernandez.

“Kënaqësi e madhe”, shkroi Asllani në postimin e tij në “Instagram”.
Asllani, aktualisht po qëndron në Katar për pushime si shkak i pushimit dimëror të futbollit në Gjermani.
Ai ka shënuar plot 6 gola në 15 paraqitje për Hoffenheimin, në Bundesliga këtë sezon./IndeksOnline/

