75 Mall Live Search
13:47 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / G T

Diçka “po zihet”, Frank Lampard shikon nga afër stërvitjet e Kombëtares së Anglisë

Kombëtarja e Anglisë është duke u përgatitur për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji, kundër Brazilit dhe Belgjikës.

Në stërvitje, ishte i pranishëm edhe legjenda e Chelseat, Frank Lampard së bashku me asistentin e tij, Joe Edwards dhe u ftuan nga drejtori teknik i FA, John McDermott, shkruan Indeksonline

Lampard jo rastësisht u paraqit në stërvitjen e sotshme, mediat në Angli para disa jave raportonin se ish-lojtari i Manchester Cityt, West Hamit dhe Chelseat mund të emërohet trajner i grupmoshave te “Tre Luanët”.

Frank Lampard është i papunë që nga qershori i vitit të kaluar kur u largua nga Chelsea.

Gjatë karrierës së tij si trajner, 45-vjeçari menaxhoi skuadrat, si Derby County, Everton dhe Chelsea./Indeksonline/