10:59 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Diçka tjetër thotë Spalletti e diçka tjetër Lopetegui për të ardhmen e Modric

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti dhe ai i Real Madridit, julen Lopetegui e kanë komentuar të ardhmen e mesfushorit të ”Los Blancos”, Luka Modric pas interesimit nga ”Nerrazzurët”.

Spalletti pohoi se Interi është duke bërë atë që mundet për ta transferuar kroatin, por Lopetegui nuk ka dyshim se Modric do të vazhdojë të jetë lojtar i Madridit.

Duke folur pas fitores, 1-0 ndaj Lyonit në ICC, Spalletti tha për Marca: ”Klubi është duke e bërë atë që mundet për ta sjellur Modric”, shkruan IndeksOnline.

FBL-FRIENDLY-SION-INTER

”Jam duke ëndërruar ashtu si tifozët e Interit. Ai do të ishte fundamental për çdo skuadër, ashtu edhe për ne. Jemi të gatshëm për atë që do të ndodhë”.

Megjithatë, krejt diçka tjetër ka folur Lopetegui, i cili është i bindur se reprezentuesi kroat do të mbetet në Real Madrid.

”Kam folur me të pas kampanjës së tij të mrekullueshme në Kupën e Botës dhe besoj se ai do të rikthehet këtu më 8 gusht”, tha Lopetegui për AS.

”I kam treguar atij se është një lojtar që jam i pasionuar pas tij. E dua atë dhe ai e di këtë. Ai është lojtar i Realit dhe do të vazhdojë të jetë. Nuk kam dyshim”./IndeksOnline/

FBL-LIGA-REALMADRID-LOPETEGUI