75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 29 Qershor 2025 / FR

Diddy dhe djali i tij përballen me akuza tronditëse

Reperi dhe producenti i njohur, Sean “Diddy” Combs, së bashku me djalin e tij Justin Combs, janë përfshirë në një tjetër padi të rëndë, në të cilën akuzohen për një “përdhunim brutal në grup”, në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj Diddy-t po afron përfundimin.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga “Daily Mail”, padia është ngritur nga një grua e identifikuar si Jane Doe, e cila pretendon se është droguar dhe abuzuar seksualisht nga tre burra të maskuar në një shtëpi në Los Angeles, duke pohuar se njëri prej tyre ishte vetë Diddy.

Gruaja thotë se u mbajt e mbyllur nga dita e shtunë deri të dielën në mesditë dhe më pas u dërgua në aeroport.

Avokatët e Diddy-t i kanë cilësuar akuzat si “të pabazuara” dhe pjesë e një “vale padish për përfitim financiar”, duke theksuar se klienti i tyre nuk ka sulmuar apo trafikuar askënd.

Në sallën e gjyqit, mbrojtja e paraqiti Diddy-n si një figurë të ekspozuar ndaj ndjekjeve selektive nga autoritetet dhe e cilësoi hetimin si të njëanshëm, duke ironizuar edhe përmendjen e “qindra shisheve lubrifikanti” si provë.

Një pikë e debatit ishte edhe marrëveshja me ish-partneren Cassie, e cila vitin e kaluar paditi Combs për abuzim dhe mori një kompensim prej 20 milionë dollarësh. Avokati i Diddy-t theksoi se “gjithçka ka të bëjë me para, jo me krime”.

Ndërkohë, Cassie dhe Jane Doe kanë dëshmuar për seanca seksuale të detyruara dhe të filmuara nën ndikimin e drogës.

Avokati Marc Agnifilo pranoi se Diddy kishte sjellje të dhunshme, por mohoi çdo akuzë për trafikim seksual apo shantazh, duke deklaruar:

“Nëse të kesh një jetë seksuale jo të zakonshme do të ishte krim, atëherë do të duheshin kilometra shirit i verdhë për vendngjarjen. Procesi është në javën e shtatë dhe pritet që të hënën juria të nisë shqyrtimin e provave, një vendim që pritet të ketë ndikim të madh në të ardhmen e Diddy-t. Në rast se shpallet fajtor, Diddy rrezikon të dënohet me të paktën 15 vite burg, deri në burgim të përjetshëm”.