75 Mall Live Search
11:44 / E Enjte, 23 Janar 2025 / AR

Diddy e padit një burrë, pretendonte që kishte kaseta të festave famëkeqe

SeanDiddy Combs ka ngritur një padi prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Courtney Burgess, njeriu që më parë pretendonte se kishte marrë video nga partyt famëkeqe të Diddyt.

Ai gjithashtu paditi avokatin e tij Ariel Mitchell-Kidd dhe kompaninë Nexstar Media Inc. që menaxhon median NewsNation, transmeton Indeksonline.

Padia, e siguruar nga Page Six, pretendon se të pandehurit fabrikuan dhe përhapën me qëllim lajme të rreme për Diddy për përfitime financiare dhe se NewsNation i mbajti pretendimet pa verifikuar nëse informacioni ishte i vërtetë.

Gjithashtu thuhet se veprime të tilla i kanë shkaktuar dëm financiar reperit dhe kanë ndikuar në reputacionin e tij./Indeksonline/