75 Mall Live Search
13:39 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / AR

Diddy kërkon procedurë të përshpejtuar

Sean “Diddy” Combs po kërkon të përshpejtohet apeli për dënimin e tij për dy akuza që lidhen me prostitucionin, duke argumentuar se ai mund ta përfundojë dënimin me burgim më herët.

Combs po apelon t’i ulet dënimi i tij që e ka prej 4-vjetësh, transmeton Indeksonline.

“Një orar i përshpejtuar i informimit dhe i argumenteve është thelbësor për të siguruar që apeli i z. Combs për dënimin e tij të mos bëhet i pavlefshëm ndërsa apeli është në pritje”, tha avokatja mbrojtëse Alexandra Shapiro në një dosje të re.  

Ajo tha se Combs ka vuajtur tashmë afërsisht 14 muaj nga dënimi i tij 50-mujor dhe nuk është e qartë se sa kohë shtesë do të vuajë përfundimisht për shkak të të drejtës së tij të mundshme për ulje të dënimit./Indeksonline/

FOTO: DOSJET-SHBA-KRIMI-ARGËTIM-MUZIKË-DIDDY