75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / AR

Diddy rrezikon vetëvrasjen?

Ean Diddy Combs thuhet se nuk është më nën vëzhgim për shkak të mundësisë së vetëvrasjes, ndërsa përgatitet të dalë në gjyq për trafikim njerëzor për shfrytëzim seksual, raporton Page Six.

“Ai është i fokusuar dhe shumë i fortë”, tha avokati i tij për People të dielën. “Ai është i përqendruar në mbrojtjen e tij dhe po përgatitet për gjyqin”, shtoi ai, transmeton Indeksonline.

Page Six konfirmoi se Combs po qëndron në një konvikt në qendrën e paraburgimit. Reperi u vu nën vëzhgim pasi një gjykatës i mohoi atij lirimin me kusht pas arrestimit të tij më 16 shtator.

Në atë kohë, burimet i thanë People se vendimi ishte marrë si një “masë paraprake sepse Combs është në shok dhe gjendja e tij mendore është e paqartë”.

Diddy është deklaruar i pafajshëm

Kujtojmë se reperi u arrestua nga agjentë federalë në Nju Jork dhe u akuzua në një aktakuzë penale për tre pika, në të cilën thuhet se ai abuzonte seksualisht me femra dhe i detyronte të merrnin pjesë në festa seksi dhe të përdornin drogë duke përdorur kërcënime dhe dhunë.

Ai do të qëndrojë në paraburgim pasi një gjykatës e refuzoi lirimin me kusht dhe do të përballet me akuza për trafik seksual dhe pastrim parash, së bashku me shumë akuza të tjera bazuar në ngjarjet e vitit 2009 e në vazhdim.

Combs u deklarua i pafajshëm për akuzat dhe u dërgua në paraburgim në pritje të gjykimit./Indeksonline/