Didier Deschamps tregon pse nuk e ftoi Kylian Mbappenë: Donte të vinte, por…!

Kombëtarja e Francës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor dhe çudia më e madhe është mungesa e emrit, Kylian Mbappe.
Trajneri, Didier Deschamps ka treguar arsyen pse nuk e ka ftuar sulmuesin e Real Madridit, por nuk ka dhënë fakte të mjaftueshme në lidhje me këtë vendim, shkruan Indeksonline
“Kam pasur disa diskutime me të dhe unë e kam marrë këtë vendim. Është më mirë kështu. Kylian Mbappe donte të vinte. Nuk është shkaku problemeve sportive”, u përgjigj trajneri i “gjelave”.
Kjo nuk është hera e parë që Mbappe mungon në listën e Francës. Sulmuesi mungoi edhe në dy ndeshjet e muajit të kaluar, por arsyeja e kaluar ishte lëndimi, tani s’dihet asgjë saktë.
Kombëtarja e Franës gjatë këtij muaji luan dy ndeshje, me Izraelin dhe Kombëtaren e Italisë./Indeksonline/
🚨🇫🇷 Deschamps on not calling up Mbappé…
— EuroFoot (@eurofootcom) November 7, 2024
“I had discussions with him and I made this decision, it’s better like that… Kylian wanted to come, it’s not because of extra-sporting problems.” (@lequipe) pic.twitter.com/1qJm6EJUTG