19:47 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Diego Costa do të paguajë 1.7 milion euro për shkak të ikjes nga pagesa e taksave

Diego Costa ka pranuar të paguajë 1.7 milion euro për agjencinë tatimore të Spanjës, e cila po e hetonte atë për mospagimin e taksave për të drejtat e imazhit.

Agjensia tha se 30-vjeçari kishte të ardhura të fshehura të fituara në 2014 nga një marrëveshje sponsorizimi e nënshkruar me Adidas pak para se ai të bashkohej me Chelsea nga Atletico atë vit. Costa, i cili ka edhe nënshtetësinë braziliane dhe spanjolle, u kthye në Atletico në vitin 2018.

Sipas një marrëveshje me zyrën e taksave në Spanjë, Costa do të deklarohet fajtor për evazion fiskal dhe do të paguajë 1.7 milion euro taksat e prapambetura, raportoi gazeta e përditshme El Mundo, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu do të dënohet me gjashtë muaj burg, por në vend të kësaj do të paguajë gjobë prej 600,000 eurosh.

Costa është ndër futbollistët e fundit të famshëm që kanë rënë në sytë e autoriteteve tatimore të Spanjës./Indeksonline/.