16:04 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / B O

Diego Costa i hip traktorit me disa fëmijë në të

Ish- sulmuesi i Chelseat dhe Atletico Madridit , Diego Costa është parë në rrugë të Brazilit me një traktor.

Costa është kritikuar ngase brenda traktorit ka edhe disa fëmijë duke shkelur rregullat e trafikut.

Tifozët janë mësuar të shohin futbollistë të profilit të lartë duke ngarë makina sportive, por të mërkurën Costa u pa me një mjet të punës duke shëtitur në fshat.

Hobin me traktor e zhvilloi pak javë pasi festoi titullin në Brazil em Atletico Mineiro duke qenë një nga futbollistët kyq të skuadrës./Indeksonline/