13:27 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Diego Costa po refuzon të stërvitet pasi sezoni i tij ka përfunduar

Sezoni për Diego Costa përfundoi që pas ndeshjes me Barcelonën, kur u dëbua me karton të kuq dhe më pas u pezullua me 8 ndeshje për shkak të sulmit me fjalë të rënda ndaj gjyqtarit kryesor.

Pavarësisht se klubi madrilen e apeloi çështjen, dënimi për sulmuesin nuk u rivlerësua dhe mbeti në fuqi pezullimi me 8 ndeshje.

Të mërkurën klubi ka nisur një sanksion ndaj lojtarit edhe pse nuk dihet masa që do të marrin ndaj tij. Kjo është bërë për shkakun se lojtari ka dëmtuar skuadrën dhe klubin me sjelljen e tij.

Në shenjë revolte ndaj këtij ndëshkimi Diego Costa është paraqitur në qendrën stërvitore ditën e enjte, por nuk ka zbritur për asnjë moment të stërvitet me shokët e skuadrës, edhe pse për të nuk është raportuar ndonjë çështje e veçantë apo ndonjë dëmtim.