75 Mall Live Search
14:54 / E Diele, 23 Qershor 2024 / Gj. Sh

Diego Forlan fillon karrierën si tenist, luan për mrekulli (VIDEO)

Të gjithë e kujtojmë Diego Forlanin si një sulmues vrasëtar, ku kishte një karrierë të suksesshme si futbollist.

Uruguaiani u tërhoq nga futbolli në vitin 2019 pas një periudhe të shkurtër në Hong Kong me Kitchee, shkruan IndeksOnline.

Më pastaj ai vazhdoi karrierën si trajner te skuadrat Penarol dhe Atenas në Uruguaj.

Së fundi, Forlan ka befasuar duke luajtur në një turne tenisi në Peru.

45-vjeçari shfaqi aftësit fantastike edhe në Tenis, duke kaluar në çerekfinale të turneut ”ITV MT1000” ku do të përballet me brazilianin Antonio Amaro da Silva Filho.

Në disa video virale në rrjetet sociale, shihet se Forlan ka talent edhe në Tenis./IndeksOnline/