75 Mall Live Search
23:41 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Diego Godin arrin marrëveshje me gjigantin e Series A

Inter është gati të nënshkruaj marrëveshje me mbrojtësin e Atletico Madrid, Diego Godin.  

Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari më i besueshëm në Itali, Gianluca di Marzio, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetarit italian, marrëveshja mes lojtarit dhe klubit thotë se ai do të transferohet në verë me parametra zero.

Kontrata është dy vite e gjatë me opsion për një vit shtesë. Vizitat mjekësore planifikohen javën e ardhshme.

Për mbrojtësin uruguaian ka qenë e interesuar edhe skuadra e Juventus./Indeksonline/