16:46 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Diego Milito befason me parashikimin për finalen e Ligës së Kampionëve

Legjenda e Inter dhe e Argjentinës, Diego Milito ka parashikuar se kush mund të jetë fituesi i finalës së nesërme të Ligës së Kampionëve.

 Për Militon fitues do të jetë skuadra londineze, Tottenham. Sipas tij, Spurs do të shënojnë fitore me rezultat 2:1, transmeton Indeksonline.

Argjentinasi në të kaluarën kishte arritur të fitonte Ligën e Kampionëve me Inter dhe pikërisht në kryeqytetin spanjoll e kishte ngritur në ajër trofeun më prestigjioz evropian.

Në atë finale, Milito ishte protagonist ku kishte shënuar dy gola kundër Bayern Munchen./Indeksonline/