Diego Milito bëhet president i klubit të njohur në Argjentinë

Të gjithë e mbajmë mend ish-sulmuesin e Interit, Diego Milito.
“Il Principe”, sic e thërrisnin tifozët e Interit tashmë ka marrë një detyrë të re në futboll, duke u bërë president i ish-klubit të tij Racing Club.
🚨🇦🇷 Diego Milito has been voted as new Racing Club president. pic.twitter.com/DWVFE6B6Nn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 15, 2024
Milito, ka filluar pikërisht karrierën e tij te Racing Club, ku kishte spikatur si një talentët e skuadrës së tij, ku më pas u transferua te Zaragoza, dhe pastaj te Genoa.
Karriera e tij spikati ku u transferua te Interi, ku u bë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Jose Mourinhos, ku fitoi “Tripletën” në vitin 2010./IndeksOnline/