75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Diego Simeone flet për herë të parë për largimin e mundshëm të Lucas Hernandez te Bayerni

Diego Simeone e ka komentuar për herë të parë largimin e mundshëm të Lucas Hernandez në janar te Bayern Munchen.

Pas lajmeve se skuadra gjermane do të paguaj klauzolën e francezit në janar, trajneri argjentinas e ka komentuar për herë të parë këtë situatë.

“Unë kam folur me të në skuadër pasi dëgjova këto lajme. Përpiqem të mendoj gjithmonë pozitivisht dhe kështu nuk dua ta mendoj largimin e tij. I tregova Lucas se këtë edicion jami skuadër që po ndjekim dy tituj të rëndësishëm, La Ligan dhe Champions. Është e vështirë të imagjinohet diçka që nuk ka ndodhur. Lucas e di mirë se sa shumë e duam këtu” ka thënë Simeone./Indeksonline/