75 Mall Live Search
08:16 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / G T

Diego Simeone: Nuk kam ide se si Raphinha ende s’ka fituar Topin e Artë…!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore 3:1 ndaj Atletico Madrid, duke konfimuar formën e jashtëzakonshme në La Liga.

Golin e parë për ekipin katalunas e shënoi sulmuesi brazilian, Raphinha, shkruan Indeksonline

Pikërisht për lojtarin e klubit të Barcelonës, pas ndeshjes foli edhe Diego Simeone, trajneri i Atleticos.

Ai tha se është çudi se si Raphinha nuk e ka fituar ende “Topin e Artë”.

“Nuk kam ide se si Raphinha ende nuk e ka fituar Topin e Artë. Ai është një lojtar fantastik. Mund të luaj kudo. Si anësor, si mesfushor, si sulmues, por edhe si mbrojtës. Mund të shënoj, mund të krijoj, bën presion dhe vrapon. Më pëlqen Raphinha”, u shpreh Simeone

Kujtojmë që Raphinha është rikthyer tani plotësisht nga lëndimi dhe po i ndihmon Barcelonës drejt objektivave të këtij sezoni./Indeksonline/