75 Mall Live Search
08:16 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / G T

Diego Simeone: S’kam ide se si Raphinha ende s’ka fituar “Topin e artë…”!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore 3:1 ndaj Atletico Madrid, duke konfimuar formën e jashtëzakonshme në La Liga.

Golin e parë për ekipin katalunas e shënoi sulmuesi brazilian, Raphinha, shkruan Indeksonline

Pikërisht për lojtarin e klubit të Barcelonës, pas ndeshjes foli edhe Diego Simeone, trajneri i Atleticos.

Ai tha se është çudi se si Raphinha nuk e ka fituar ende “Topin e artë”.

“Nuk kam ide se si Raphinha ende nuk e ka fituar “Topin e artë”. Ai është një lojtar fantastik. Mund të luajë kudo. Si anësor, si mesfushor, si sulmues, por edhe si mbrojtës. Mund të shënojë, mund të krijojë, bën presion dhe vrapon. Më pëlqen Raphinha”, u shpreh Simeone

Kujtojmë se Raphinha është rikthyer tani plotësisht nga lëndimi dhe po i ndihmon Barcelonës drejt objektivave të këtij sezoni./Indeksonline/