75 Mall Live Search
22:19 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Diego Simeone zbulon problemin që e ka Barcelona

Trajneri i Atleticos e ka mbështetur ish sulmuesin e tyre, Antoine Griezmannin mirëpo ai ka thënë që problem te Barça është që spo mundin ta gjejnë një zgjidhje që Messi dhe Griezmann të bashkpunojnë së bashku në fushë.

Simeone tha se skuadra katalunase duhet të përfitojë nga bashkpunimi i Griezmannit dhe Valverdes.

“Ky është një problem për Valverden, unë kam problemet e mia”, tha ai.

Po ashtu foli edhe për Griezmaninn duke thënë “E pashë para disa ditësh. Ai është me të vërtetë i lumtur, padyshim se është aty ku donte të ishte. Ai ka talent dhe do të jetë mirë. Ai është një person i mirë, i përulur, ai do të dijë se si të hyjë në dinamikën e grupit në mënyrën e duhur”.

“Ashtë një djalë që nuk flet shumë por përfshihet shumë. Ai do të hyjë ngadalë në grup, hap pas hapi, me qetësi. Ai është një djalë i lumtur dhe nuk kam dyshime se ai do të bëjë mirë”, u deklarua Simeone./Indeksonline/.