Diell Durmishi, talenti i ri që i këndon Mushtishtit

Një talent i ri ka shpërthyer në skenën muzikore shqiptare.
Diell Durmishi, një këngëtar i vogël në moshë, por me një dashuri të madhe për muzikën ka publikuar këngën e tij më të re, një dedikim i veçantë për Mushtishtin, shkruan Indeksonline.
Kënga, e cila tashmë ka filluar të marrë vëmendje në rrjetet sociale, vjen si një shprehje e krenarisë dhe dashurisë.
Me vargje plot emocion dhe një melodi të ëmbël, ai sjell në pah bukuritë dhe traditat e Mushtishtit, duke bërë që të gjithë ata që e dëgjojnë të ndihen më afër kësaj treve të bukur të Kosovës.
Pavarësisht moshës së tij të re, Diell Durmishi tregon një talent të jashtëzakonshëm dhe një pasion të madh për muzikën. Publikimi i kësaj kënge është vetëm një hap i parë në rrugëtimin e tij artistik.
Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni këngën e plotë./Indeksonline/