75 Mall Live Search
08:55 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

“Diell para stuhisë”, çfarë po paralajmëron Beatrix

Këngëtarja dhe ylli televiziv i Big Brother Albania VIP 1 ka ardhur me dy foto interesante gjatë ditës se sotme

Beatrix Ramosaj është parë e veshur me stil në dy foto që ajo ka postuar në rrjetet sociale.

Këngëtarja, e cila është përfolur vazhdimisht gjatë këtij viti – sidomos pas pjesëmarrjes së saj në emisionin reality, Big Brother Albania VIP 1 – ka të veshur një fustan dhe xhamper të bardhë si dhe mban një filxhan në dorë.

“Dielli para stuhisë”, ka shkruar ajo – duke e ndërruar pak këtë thënie pasi që zakonisht thuhet “Qetësia para stuhisë”.

Sido që të jetë, ndoshta me këtë foto Beatrix ka paralajmëruar ndonjë këngë të re.