75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / L K

Diell, vapë, shi e breshër gjatë javës në Kosovë

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka parashikuar motin për këtë javë.

Temperaturat maksimale që u shënuan në mes 35°C – 38°C, do të zëvendësohen me 23°C – 29°C, ndërsa minmalet do të luhaten ndërmjet 15°C – 19°C. Erërat do të jenë kryesisht drejtimesh të ndryshme e me shpejtësi të lehtë nga 02 – 05 m/s, përveç në periudhën e stuhive të mundshme kur intenziteti i erës mund të rritet deri në 20 m/s.

Moti do të jetë kryesisht me vranësira të pakta të cilat do të shtohen dukshëm orët e pasditeve me potencial stuhish lokale që do të shoqërohen me bubullima e vetëtima, rrebeshe shiu e nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit madhësish të ndryshme në lokacione të izoluara./Indeksonline/