“Dielli dhe yjet do të ndriçojnë vetëm për ty”, Miriam uron Albanin para koncertit në Tiranë
Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skenderaj sot dhe nesër, do të mbajë dy netët e koncertit recital në Tiranë.
Ndonëse ishte planifikuar të mbahet vetëm një i tillë, kërkesat e shumta për të qenë pjesë e këtij spektakli nga adhuruesit e tij, detyruan Albanin ta realizojë edhe një natë të dytë.
Bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriami, pak para nisjes së koncerti ka bërë një dedikim për Albanin duke i uruar suksese.
“Sot dhe nesër, dielli dhe yjet do të ndriçojnë vetëm për ty. Suksese dashuria ime”, ka shkruar këngëtarja.
Koncerti recital me titullin “Nën yjet e Tiranës” është i njëjtë me atë në Prishtinë që Albani mbajti në muajin qershor./Indeksonline/