75 Mall Live Search
11:30 / E Premte, 31 Maj 2024 / k.v

“Dielli do të lind përsëri”, Krasniqi uron Veselin për ditëlindje

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot feston ditëlindjen, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar ish-shefin e tij të partisë për festën e ditëlindjes.

“Urime ditëlindja, kryetar! Dielli do të lindë përsëri!”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Veseli sot mbush 57 vjet.