21:20 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

“Dielli do të lindë përsëri”, sot 1 vit nga vizita e Thaçit në Prekaz

Sot bëhen 1 vit që kur atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi Kompleksion Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Përmes një deklarimi për media më 11 korrik 2020, ai kishte thënë se dielli do të lind përsëri, shkruan Indeksonline.

Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”, u shpreh Thaçi.

Ndërsa dy ditë më vonë, 13 korrik 2020, ai udhëtoi për në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Jam i gatshëm të ballafaqohem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë”, kishte thënë Thaçi para se të hynte në ambientet e Prokurorisë Speciale./Indeksonline/