75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / MSH

Dielli plak lëkurën/ Dermatologët: Kremi mbrojtës ul rrisqet për disa sëmundje

Në një kohë që temperaturat e larta kanë pushtuar vendin, dhe sytë janë nga plazhi, specialistët rrëzojnë mitet e krijuara se aplikimi i kremit kundra diellit mund të ketë efekte anësore të parikuperueshme. Por, sipas tyre është e rëndësishme që kremi kundra diellit të sigurohet nëpërmjet farmacive.

“E kam dëgjuar sëfundëmi këtë mit, por nuk jam dakord, që dielli shkakton kancer të lëkurës. Është e mira që të merret në farmaci, sepse është i kontrolluar me kërkime shkencore, dhe ka firmë nga FDA-ja. “

Kremi i diellit duhet të aplikohet çdo stinë të vitit, por, gjatë sezonit verorë specialistët kërkojnë një vëmendje të shtuar, kjo për shkak të rrezatimit të fortë diellor. Dermatologia Rozana Çela tregon për abc neës se çfarë ndodh me lëkurën tonë, nëqoftëse nuk aplikojm kremin mbrojtës.

“Dëmtimet nga dielli janë afatshkurtër, por edhe efekte afatgjatë. Duke marr parasysh që krijon probleme që nga fotoplakja, krijimi i njollave kafe….lezionet. Sidomos kancerin e lëkurës, si faktor kryesor rrezatimi nga dielli. Në këtë kontekst roli i kremit kundra diellit është i domosdoshëm, duhet vendos me patjetër sidomos gjatë verës.”

Kremi kundra diellit këshillohet për çdo moshë, dhe duhet të përshtatet me tipologjinë e lëkurës.

“Kremërat janë në bazë të tipologjisë së lëkurës. Mund të jetë me akne, apo mature. Ndryshon në varësi të lëkurë, por edhe të moshës. Duhet të përshtatet me problemet e lëkurës, me akne apo jo. Kremi sa më pak shkëlqim nëse është me akne, nëse merr një krem tjetër mund të shkaktoj hiperhidrim. Ekziston edhe mundësia e alergjisë.”

Sa i takon mënyrës së përdorimit, në një ditë normale, dermatologët këshillojnë aplikimin e kremit 20 minuta para ekspozimit në diell, ndërsa gjatë kohës që jemi në plazh, shpeshtësia e aplikimit të tij duhet të jetë më i lartë, kjo për shkak të kohës së gjatë të ekspozimit në diell.